Dy vite më parë, Gold Ag u bë baba për herë të parë. Djali i tij, Gueril erdhi në jetë me 28 Nëntor. Reperi nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pasi ishte shprehur dhe më parë se dëshironte shumë që i biri të vinte në jetë në një datë kaq të rëndësishme për shqiptarët.
Sot, vogëlushi bën dy vjeç dhe me ardhjen e mesnatës reperi i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla. Teksa ka ndarë një foto të Guerilit të veshur me veshje popullore, reperi ka shkruar: “Urime ditëlindjen shpirti i babit, jetofsh sa vet Shqipnia ??❤️ GUERIL.”
/abcnews.al