Abc nga siguruar pamjet e para nga banesa e policit në Lezhë, ku shpërtheu një sasi tritoli.
Mësohet se lënda plasëse i është vendosur banesës së policit Zef Kola rreth orës 02:00 pa mesnate.
Ky i fundit ka pretenduar se nuk ka konflikte me askënd dhe kërkon që drejtësia që zbardhë ngjarjen.
Djali i tij ishte kandidat kryetar të degës së PD-së kur u zhvilluan zgjedhjet para pak kohësh.
Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në videon e siguruar nga Abc shihet se është dëmtuar porta kryesore e banesës pas shpërthimit.
Lexo edhe: EMRI/ Tritol banesës së policit në Lezhë
Policia njoftoi se në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./Abcnews.al/