I biri feston ditëlindjen e parë dhe Rona Nishliu nuk mund të ishte më e lumtur se kaq

schedule16:09 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 16:09 - 10 Dhjetor, 2021

Sot në familjen e këngëtares, Rona Nishliu është një ditë e veçantë. Më i vogli feston ditëlindjen e parë dhe harmoni i ka pushtuar të gjithë.

Djali i Ronës, Bardhyli mbush një vjeç dhe ajo nuk kishte se si mos të bënte një urim të ndjerë.

Këngëtarja ka ndarë disa foto shumë të këndshme, ku shihet së bashku me të bijën dhe vogëlushin duke shijuar momentin e tortës.

Rona i ka uruar të gjithë lumturinë e botës të birit, në çdo hap të jetës.

“I dashun Bardhyl, mbreti i zemrës time, ylli im i bardhë, gëzuar 1 vjetorin! I qetë dhe i qeshun qofsh gjithmonë, siç ke qenë nga dita e parë. Fëmijëri të hareshme e të gëzuar të dëshiroj. U bëfsh një njeri me këmbë në tokë, paç zemër të madhe, paç dedikim për ëndrrat tua, qofsh vëlla fantastik i Noas, dhe mbarësi paç në çdo hap të jetës! Ndershmëria dhe mirënjohja, puna e përkushtimi, mirësia e thjeshtësia të përcjellshin jetë e mot. Të dua pafund”, ka shkruar ajo krahas fotove në Instagram./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!