DETAJET/ I biri e qëlloi disa herë me thikë në qafë e bark, 50-vjeçarja në Fier në gjendje të rëndë

schedule09:59 - 5 Korrik, 2022

schedule 09:59 - 5 Korrik, 2022

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Dukat të Patosit.

30-vjeçari, Klodjan Çobaj plagosi me thikë nënë e tij, Donika Çobaj, 50 vjeç dhe u largua nga banesa.

Burime për Abc bëjnë me dije se Donika Çobaj ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Fierit.

Mësohet se ajo ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme, në qafë, bark dhe kofshë.

Deti tani nuk bëhen të ditura rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!