I biri bën 5 vjeç, këngëtari shqiptar publikon videon e ëmbël: Gëzuar ditëlindjen zemra e babit

schedule15:28 - 19 Maj, 2022

schedule 15:28 - 19 Maj, 2022

Roani, djali i këngëtarit Majk dhe Majlinda Zekës feston sot 5 vjetorin e lindjes. Këngëtari ka uruar të birin me një video të ëmbël ku shihen të dy së bashku, ndërsa ka shkruar: “Urime ditëlindjen e 5-të zemra e babit. Të paça gjithmonë”, shoqëruar me emoji zemra.

Nuk ka munguar një urim dhe nga ish partnerja e këngëtarit, nëna e Roanit, e cila ka shkruar për të birin: “Urime ditëlindjen e 5-të drita e syve të mi. Buzëqeshja jote është vetë jeta ime, jetofsh gjatë, paç shëndet e qofsh i qeshur tërë jetën! Të dua shumë”.

 

/abcnews.al