I bie nga duart kur po e ushqente, 1 vjeçari përfundon në koma

schedule13:56 - 12 Gusht, 2023

schedule 13:56 - 12 Gusht, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një fëmijë 1 vjeç e gjysmë i ka rënë nënës nga duart në momentin që po e ushqente me gju, dhe për shkak të goditjes së kokës ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mediat italiane shkruajnë se i vogli nga province e Kremonës është transportuar me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo dhe është shtruar me prognozë të rezervuar e ndodhet në rrezik për jetën.

Karabinierët po hetojnë se çfarë ka ndodhur dhe pas alarmit të dhënë nga prindërit, si zakonisht kanë mbledhur dëshmitë e tre personave që ndodheshin në shtëpi me nënën e tyre.

Sipas hetimeve të para, gruaja po ushqente me gji fëmijën e saj 18 muajsh ulur në shkallët e shtëpisë kur fëmija u rrokullis papritur, duke rënë dhe goditur kokën në njërën nga shkallët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!