Presidenti i Filipineve është ofruar të jetë personi i parë që injektohet me vaksinën kundër koronavirusit të Rusisë, që pretendohet të jetë e para e regjistruar kundër sëmundjes.
“Unë mund të jem i pari me të cilin mund të eksperimentojnë … Unë besoj se vaksina që keni prodhuar është me të vërtetë e mirë për njerëzimin,” tha Rodrigo Duterte në një konferencë të hënën vonë.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të martën se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya, ofroi “imunitet të qëndrueshëm” kundër koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha që ata kanë në plan të fillojnë një vaksinim masiv në tetor.
Ndërkohë, zyra e Duterte tha që vaksina e ofruar nga Rusia “do t’i nënshtrohet rishikimit” nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të vendit, dhe se ata ishin të gatshëm për të bashkëpunuar në provat e vaksinave, furnizimin dhe prodhimin.
Filipine ka 139.538 infeksione, duke përfshirë 2,312 vdekje, një nga numrat më të lartë të Azisë.
Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetit i kërkoi Rusisë të ndiqte udhëzimet ndërkombëtare për prodhimin e një vaksine kundër virusit.

