Shkodra u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë, 46-vjeçari Ridvan Ramazani. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Mushan, pranë një karburanti.
Abcnews.al ka siguruar pamje nga automjeti tip “BMW” ku u gjet i vrarë Ramazani.
Mjeti me ngjyrë të bardhë në pronësi të viktimës ka marrë disa plumba, ndërsa i janë thyer edhe xhamat. Automjeti ishe në lëvizje në momentin e ngjarjes, ndërsadrejt tij është qëlluar me breshëri.
Gazetari Simon Shkreli raporton se janë gjetur të paktën 20 gëzhoja në vendngjarje. Ndërkaq, pista ku po heton grupi hetimor dyshohet se është ajo e hakmarrjes.
Burime bëjnë të ditur se atentatorët dyshohet se kanë qëlluar me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar 46-vjeçarin janë larguar me motoçikletë.
LEXO EDHE: U ekzekutua brenda makinës në Shkodër, në 2008 Ridvan Ramazanit i vranë xhaxhain
Po ashtu mësohet se karburanti pranë të cilit u ekzekutua Ramazani nuk ka pasur kamera, çka e vështirëson më shumë punën e grupit hetimor për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Ridvan Hyseni (Ramazani) dhe të afërm të tij njihen si biznesmenë në fushën e turizmit. Ata kanë në pronësi të tyre lokale e hotele në plazhin e Velipojës dhe në Shirokë.
g.v/abcnews.al