Dy efektivë të Rrugores janë goditur me grushte nga drejtuesi i një automjeti në Elbasan. Mësohet se dy efektivët janë Sefer Memoçi dhe Llambi Gjermeni.
Pas incidentit raportohet se drejtuesi i mjetit që ka goditur dy policët është vënë në pranga. Ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Cërrikut në Elbasan.
Po ashtu, mësohet se dy policët i kanë bërë shenjë që të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur. Më pas, disa metra më tej, ai ka ndaluar dhe i ka fyer dhe goditur dy punonjësit e policisë. /abcnews.al/