I bënë ofertë në janar, mbrojtësi i Barcelonës refuzoi Liverpoolin

schedule13:18 - 7 Shkurt, 2021

schedule 13:18 - 7 Shkurt, 2021

Në pjesën e parë të këtij sezoni Liverpoolit iu dëmtuan Virgil Van Dijk dhe Joel Matip. Në merkaton e janarit klubi nisi kërkimin për të sjellë dy qendërmbrojtës të tjerë, duke hartuar një listë të gjatë opsionesh.

Ndër lojtarët e kërkuar mësohet të ketë qenë edhe Samuel Umtiti i Barcelonës, i cili nuk po luan rregullisht prej më shumë se një sezoni, i ndikuar edhe nga dëmtimet e njëpasnjëshme të pësuara.

Barcelona nga ana e saj ishte e hapur për një huazim të tij, por në fund është lojtari që vendos. “The Athletic” raporton se Umtiti e ka refuzuar ofertën e The Reds.

 

Ai dëshiron të luftojë për një vend në formacionin e Ronald Koeman. Gjatë javëve të fundit ai po tregon nivel të lartë dhe po luan më shumë se më parë.

Në fund Liverpool arriti marrëveshjen për huazimin me të drejtë blerje për Ozan Kabak nga Schalke dhe Ben Davies nga Preston. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!