I bën ‘gropën’ Arbana Osmanit, Delinda Disha tregon reagimet pas imitimeve! Bashkëpunim me Agron Llakaj?

schedule18:26 - 9 Shkurt, 2021

schedule 18:26 - 9 Shkurt, 2021

Këtë të martë në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte e ftuar aktorja e humorit Delinda Disha.  Gjatë intervistës në studio u ndalën tek imitimet që ajo realizon me personazhet e njohur të ekranit.  Ajo u shpreh se nuk e ka pritur aspak që të kishte atë sukses që ka pasur me rolin si drejtoresha e tatimeve, apo edhe imitimi i Mirela Milorit.

Por si reagon publiku kur ajo imiton figura të dashura për të? A merr aktorja kritika për imitimet që bën? “I kam pritur edhe kritikat. Nuk jam kundër, unë I pres të mira apo të këqija qofshin. Pas 2-3 daljeve njerëzit e kuptojnë që është një imitim dhe jo dashakeqësi personale e imja ndaj Arbanës”.

 

Ermali e pyet nëse personazhet e ekranit që imiton i kanë bërë ndonjë koment pasi e kanë parë. Delinda tha se Mirela Milori ka shprehur kënaqësinë, ndërsa Arbana Osmani nuk ka reaguar fare. “Me Arbanën nuk kam rastisur, por Mirela e ka pritur shumë shumë mirë. Përditë sa herë më takon më përgëzon”.

Ermali ndër të tjera e pyet se nëse do kishte mundësi të bënte një program humori të sajin “Delinda Show’ a do ta kishte pjesë të kastit të saj Agron Llakaj. Aktorja tha “Jo” për të, ndërkohë që ishte i vetmi që përjashtoi nga emrat e tjerë të artistëve që Ermali i përmendi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!