I bën foto nudo, arrestohet gruaja

schedule10:07 - 16 Gusht, 2018

schedule 10:07 - 16 Gusht, 2018

Një grua në Korenë e Jugut është arrestuar pasi ka bërë në fshehtësi një foto nudo të një modeli dhe e ka ndarë atë nëpër rrjetet sociale, duke shkaktuar kështu dhe debate mbi seksizmin dhe standartin e dyfishtë në vend.

25 vjeçarja, e cila është gjithashtu një modele nudo, u dënua me 10 muaj burgim, pasi e kreu fotografinë në një kolegj arti në Seul. Gjithashtu, ajo do të duhet të bëjë 40 orë këshillimi mbi dhunën seksuale. Por ky lloj dënimi i rrallë për raste të tilla, ka bërë të mundur që të ketë reagime të ashpra nga protestuesit, të cilët janë të mendimit se policia dhe gjykata japin dënime preferenciale ndaj rasteve ku janë të përfshirë meshkujt.

Korea e Jugut është në mes të një epidemie të “kamerave spiune pornografike”, të njohura ndryshe si “molka”, të cilat kanë të bëjnë me meshkuj që filmojnë femrat pa dijeninë e tyre teksa ndërrohen nëpër ambiente si pishina apo palestra dhe duke i postuar ato nëpër rrjete të materialeve për të rritur. Më shumë se 6000 raste janë reportuar vetëm vitin e kaluar, me 80% të viktimave femra. Sipas statistikave të qeverisë, vetëm 8.7% e atyre të cilët zihen pre duke filmuar në fshehtësi burgosen në arrestimin e tyre të parë. Në 6465 rastet e vitit të kaluar, vetëm 119 të akuzuar janë dënuar.

Një turmë protestuesish tashmë ngrenë krye çdo muaj në Seul për këtë padrejtësi. Me pankartat “My life is not your porn” (Jeta ime nuk është pornoja jote), ata kërkojnë dënimin e atyre që filmojnë bashkë më personat që i shohin këto video.

Seo Seung-hui, aktivistja e Mbrojtjes së Dhunës Kibernetike Seksuale në Seul u shpreh se: “I gjithë reagimi nga policia për këtë rast të rrallë ku viktima është mashkull mbetet e pa dëgjuar më parë. Shumë rrallë i shohim të reagojnë në këtë mënyrë në rastet kur viktimat janë femra.”

Megjithatë, me vendimin e dhënë, gjykata tha se gruaja e paidentifikuar duhet të ndëshkohet, pasi ajo ka dëmtuar dinjitetin personal të viktimës. Viktima, sipas autoriteteve, po kalon çrregullime serioze të stresit post traumatik dhe me shumë gjasa ai nuk do të mundet më të vazhdojë karrierën e tij si model nudo.

Korea e Jugut, vend me një rrënjosje të parimeve patriarkale, është në mes të një beteje ndaj ngacmimeve seksuale. Vitin e kaluar, lëvizja #MeToo ka ekspozuar një numër të madh meshkujsh të akuzuar për ngacmime dhe sulme seksuale, duke përfshirë madje dhe një politikan të rëndësishëm të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!