Reperi i njohur, Drake, ka dhënë një lajm të trishtë për fansat e tij. Ai ka njoftuar shtyrjen e albumit të gjashtë me titull “Certified Lover Boy”.
Kjo për shkak të një dëmtimi serioz në gju dhe pas operacionit që ka bërë.
“Kisha planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit energjia ime i ishte kushtuar shërimit,” shkroi Drake në rrjetet sociale.
Ndërsa më tej shtoi: “Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar në album, por CLB nuk do të lacohet në janar”.
Sakaq, kanadezi siguroi fansat se projektet e tij të reja do të publikohen së shpejti./abcnews.al
Drake via his IG story.
CLB will not be dropping this month. pic.twitter.com/tvk7Sb8IO1— Word On Road (@WordOnRd) January 20, 2021