I befasuar nga reagimi i Mustafës, Rama: Konfliktet nuk zgjidhen me vetëizolim

schedule13:58 - 10 Nëntor, 2019

schedule 13:58 - 10 Nëntor, 2019

Në konferencën me gazetarët  shqiptarë, kryeministri Edi Rama deklaroi nga Ohri se vetëpërjashtimi nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës, ndërsa shprehet se ndjehet i befasuar nga reagimi kundër i kreut të LDK-së Isa Mustafa.

“Edhe në kohën e diskutimeve të tarifës Kosova ishte pjesëmarrëse dhe është ulur në tavolinë, nuk e ka penguar kjo vazhdimin  komunikimit. Unë nuk di ndonjë rast që të zgjidhen konfliktet me vetëizolim”

Linda Karadaku, gazetare e ABC News: Mustafa kundër shengenit ballkanik, si nuk bindët askënd në Kosovë që të vinte në samit, as miqtë tuaj?

Rama: Kam respekt për Isa Mustafën, ruaj kujtm të mirë nga bashkëpunimi me të, por jam i befasuar nga reagimi i tij. Po të flasësh për këtë proces që rikrijon Jugosllavinë, të ma thuash mua këtë që nuk kam asnjë lidhje përveç kujtimit të keqtrajtimit të shqiptarëve dhe më dukët  e tepërt dhe jo fort elegante.

Çfarë është në thelb shengeni? Është ide që është refuzuar nga dy faktorë nga Be dhe Serbia, Serbia  e ka refuzuar se e ka parë si kërcënim të shqiptarëve për kufirin. Sot kur Serbia lëshon në këtë drejtim se sheh me interes që të përfitojë nga aspektet e nismës ne kundërvihemi, po pse? Sa herë është folur e janë bërë deklarata se do hapet kufiri. Është hapur kufiri? Jo. Se është mësyrë në zyrat tona e ka vënë kujë qeveria në Beograd se mësyn shqipërinë e madhe. Unë i kam thënë presidentit serb që nëse nuk përfshihet lëvizja e lirë e njerëzve ne nuk përfshihemi, ku është problemi?

Linda Karadaku, gazetare e ABC News: Pse nuk arritët t’i bindnit?

Rama: Është një moment në Kosovë që po ndodh një tranzicion mes qeverisë që ikën dhe asaj që vjen dhe ka bërë shumë të lehtë .

Kam dëgjuar nga Kurti që Kosova është mirë që të jetë prezente në tryeza, e kam përshëndetur por unë nuk kam detyra që të marr përsipër të bëj më të madhin dhe të bind dhe janë ata që vendosin dhe i respektoj vendimet  e tyre dhe kur nuk i mirëkuptoj. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!