I bashkohet Berishës? Bardhi: Në tavolinë kam ftuar dhe Bashën

schedule20:14 - 27 Shtator, 2023

schedule 20:14 - 27 Shtator, 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi  ka deklaruar në “Real Story” se në tavolinë përveç Sali Berishës ka ftuar dhe Lulzim Bashën, edhe cilido kolegë, që dëshiron që opozitarët të jenë në parlament për çështjet që bien dakord.

Ai ka theksuar se duhet ta lënë menjeanë konfliktin 2-vjeçar, të cilit nuk i japin dot zgjidhje.

Unë nuk i jam rikthyer askujt, unë vazhdoj të kem qendrimet e mia në raport me PD. Por ju përmendet Kukësit, Rrogozhinën dhe nuk duhet harruar 14 maji. Fakti është që nga një betejë 2 vjeçare brenda PD, jo vetëm nuk u arrit beteja për cilën ishte nisur, forcimi i PD, forcimi i opozitës dhe për faktin që disa e lanë betejën që në nisje. Rezultati ishte që opozita po dobësohej dhe Shqipëria po rrezikonte të mbeste pa opozitë funksionale.

Që ditën e parë që unë kam marrë funksionin tim si kryetar grupit parlametar i PD, jam i ndërgjegjëshëm që qendrimet brenda partisë janë të largëta dhe në këto momente që flasin e kanë të pamundur të ofrojnë një zgjidhje të pranueshme për secilin dhe zgjidhja që unë do doja të shikoja në PD është mëse e qartë, duke e lënë menjëanë këtë konflikt që nuk i japim dot zgjidhje. Atëherë unë si kryetar kam ftuar në një tryezë 59 deputetët e PD dhe Aleancës për Ndryshim. Unë nuk kam ftuar në tavolinë vetëm zotin Berisha, por dhe Zotin Basha, cilido kolegë, që dëshiron që ne opozitarë të jemi në parlament për ato çështje që biem dakord, sigurisht që ka dhe çështje për të cilat nuk biem dakord“, u shpreh Bardhi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!