I ati 80-vjeçar i kryeministrit britanik Boris Johnson ka dhënë një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e tij.
Stanley Johnson, është shprehur së fundmi se po pret të marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer / Biontech tre javë pasi mori të parën.
“Unë e bëra dozën e parë të vaksinës më 18 dhjetor dhe tre javë më vonë, do ta bëj dozën e dytë. Po e pres me padurim ”, tha ai.
Në njëfarë mënyrë, ai ka injoruar djalin e tij, i cili rekomandoi 12 javë diferencë midis dozës së parë dhe të dytë të vaksinës. /abcnews.al