Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shkodër, gjendet 15 vjeçari/ Policia e gjen në Tiranë pas denoncimit të prindërve

schedule17:11 - 12 Nëntor, 2024

schedule 17:11 - 12 Nëntor, 2024

15 vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba, i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet, është gjetur nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr. 5 në Tiranë dhe ndihmën e familjarëve. 15 vjeçari është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Prej dy ditësh i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë. Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, ai është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi. Kjo ka shqetësuar prindërit ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe sot edhe në media.

I ati tha se djali tij, sipas dëshmisë së shokëve të 15 vjeçarit, është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë. Pas një angazhimi të policisë, 15 vjeçari u gjet nga forcat e policisë dhe i është dorëzuar familjes.



Tashmë do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa dhe po ashtu do të trajtohet me psikologë në mënyrë që të kuptojë veprimin e gabuar nga ana e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!