I arrestuari zbulon ku fshihej Nuredin Dumani: I di të gjitha, ju tregoj politikanët dhe prokurorët në tavolinë me “killerin”

schedule22:21 - 21 Maj, 2022

schedule 22:21 - 21 Maj, 2022

Të arrestuarit kanë mohuar akuzat e prokurorisë dhe kanë kundërshtuar rrëfimet e Nuredin Dumanit, para SPAK.

Një prej tyre Besian Xhixha , ka thënë që Nuredin Dumani gënjen dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë. Unë e di kush ka qëndruar me të gjyqtare dhe prokurore, deputet dhe politikan nëpër tavolina.

“E kam mbajtur më shumë se një vit në shtëpi dhe i di të gjitha. E kam shoqëruar gjithmonë. Gënjen ai. E kam shoqëruar gjithmonë. Nëse doni ju unë pendohem. Kam qenë shofer i tij. Na ka marrë në qafë. E di kush ka qëndruar me të. Gjyqtarë e prokurorë e deputetë në tavolina po deshët ju unë i them.” mësohet të ketë thënë Besian Xhixha . Mësohet se Besian Xhixha është banues në Larushkë të Krujës dhe pikërisht në banesën e tij Dumani është fshehur për më shumë se një vit.

Ndaj Nuredin Dumanit, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Elbasan, tashmë i penduari i drejtësisë, rëndojnë 17 akuza. Dumani është arrestuar në maj të këtij viti pasi shkoi që t’i bënte një atentat, por në fshatin Papër në Elbasan, disa persona iu kundërpërgjigjën me armë duke e lënë të plagosur. Ndaj Nuredin Dumanit, rëndojnë akuzat për katër vrasje, vrasje të mbetura në tentativë e grup i strukturuar kriminal.

Por kush është Besian Xhixha?

Në datë 17 Qershor, Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020. Xhixha nga fshati Larushk i Krujës dhe Diva nga Fushë-Mamurrasi para vrasjes së dyfishtë janë takuar me Nuredin Dumani që dyshohet se është porositësi i ekzekutimit. Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga covid. Për këtë arsye, Nuredin Dumani e mori vetë situatën në dorë. Dy ditë pas arrestimit gjykata vendosi masën e arrestit me burg për dy bashkëpunëtorët.

14 të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP
1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg”  të arrestuar gjatë operacionit (me të cilat njihen sot)
1.    Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2.    Leonard Palushi, 41 vjeç
3.    Gentian Sharra, 48 vjeç
4.    Fatos Gosa, 54 vjeç
5.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6.    Petrit Qoli, 51 vjeç
7.    Agron Qoli, 52 vjeç
8.    Agron Qafa, 48 vjeç
9.    Asllan Plaku, 30 vjeç

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!