Një gjykatë në Moskë ka zgjatur me tre muaj paraburgimin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, raportoi të enjten media shtetërore Rusia 24. Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit, të cilat ai dhe punëdhënësi i tij i kanë kundërshtuar ashpër.
31 vjeçari u arrestua më 29 mars nën akuzat për spiunazh. Rusia pretendon se ai po përpiqej të merrte informacione të klasifikuara të mbrojtjes për qeverinë amerikane. Ai i mohojnë me forcë akuzat ndërsa thuhet se një shkëmbim i mundshëm i të burgosurve po diskutohet mes Moskës dhe Uashingtonit.
Gazetari është fotografuar duke mbërritur në gjykatë mëngjesin e së enjtes./abcnews.al