I arrestuar për shpërdorim detyre, zbulohet kush do ta gjykojë ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes

schedule16:15 - 19 Korrik, 2021

schedule 16:15 - 19 Korrik, 2021

Hidhet shorti në Apel për çështjen e ish-kreut të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Kryesuese e trupës gjykuese për çështjen e Tushës, Nertina Kosova. Ndërkohë seanca pritet të mabahet më 29 korrik. Tushe akuzohet për ”Shpërdorim detyre”, ka ndikuar në tenderin për pastrimin e një kanali.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka apeluar pak ditë më parë vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg Tushen, duke pranuar kërkesën e SPAK që e akuzon atë për shpërdorim detyre.

Nëpërmjet avokateve të tij mbrojtës Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës. Gjithashtu me kërkesë për masë më të butë sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!