I arrestuar për “shpërdorim detyre”, ja kur do të dalë para gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako

schedule10:17 - 12 Korrik, 2023

schedule 10:17 - 12 Korrik, 2023

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i arrestuar për shpërdorim detyre do të dalë përballë gjykatës së Apelit të Posaçëm më 18 korrik në orën 10.

Seanca në apel do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka.  Dako u arrestua me  6  qershor  me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste.

Për këto dy akuza Dako ka dhënë sqarime përballë Gjykatës, duke pretenduar se kanë qenë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave ata që kanë dhënë lejen dhe jo ai, por në fund është firma e tij dhe Prokuroria pretendon se Dako ka shpërdoruar detyrën.

Do të jetë seanca e radhës në Apel, ku Dako ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie si “arrest shtëpie” apo “detyrim për t’u paraqitur në Prokurori”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!