I arrestuar për korrupsion, shkarkohet prokurori i Sarandës

schedule09:50 - 3 Shtator, 2021

schedule 09:50 - 3 Shtator, 2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i arrestuar pas akuzave të SPAK për korrupsion.

Hetimi për prokurorin është kryer vetëm për pasurinë. Nga raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, pasi ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh. (Lexo këtu përfundimet)

Hasa u arrestua ne qershor të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash Elsiona Papas, për t’i pushuar dosjen vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënën nën hetim për plagosje.

Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj.

Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka e ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohej për plagosje me dashje dhe mbajtje të armëve te ftohta. m.v/abcnews.al