I arrestuar për aferën me incerenatorin e Fierit, ndërron jetë në spital Enver Sheshi

schedule09:40 - 8 Janar, 2023

schedule 09:40 - 8 Janar, 2023

Ditën e ditën e sotme ka ndërruar jetë 59-vjeçari Enver Sheshi i arrestuar për aferën e inceneratorit në Fier.

Sipas burimeve Sheshi ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

59 vjeçari ndodhej në burgun 313 dhe si pasojë e infarktit, ndërroi jetë në urgjencën e QSUT.

Grupi hetimor po heton mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij.

Enver Sheshi, ishte i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

59 vjeçari u arrestua më 16 nëntor për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë mes tyre edhe biznesmeni Arben Dervishaj. Enver Sheshi ishte administrator i kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!