Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot përmes bufit të kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Rama publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e Berishës i cili pretendon se kryeministrit Rama i kanë anuluar darkën zyrtare në Këshillin e Europës.
“U turpërova kur mora vesh se kreut të narkoshtetit shqiptar, ia kishin anuluar darkën zyrtare në Këshillin e Europës, sepse ishte sjellë jo si kryeministër por në mënyrën më të padenjë dhe këtë ua ka fshehur shqiptarëve” dëgjohet të thotë Berisha në videon e publikuar nga Rama.
“Vazhdon rrjedhja e lirë…”, shkruan kryesocialisti bashkëngjitur videos.


