I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, portugezi refuzon bashkëpunimin me drejtësinë

schedule09:35 - 17 Shkurt, 2024

schedule 09:35 - 17 Shkurt, 2024

I ekstraduar në Shqipëri nga Maroku prej fundit të vitit 2023, portugezi Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Paraditen e 17 janarit, 28-vjeçari u mor në pyetje për rreth dy orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokurorëve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.

Gjatë bisedës me portugezin, përfaqësuesit e organit të akuzes mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtesimit të pozitave penale, por Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë që biznesmeni u vra me 19 Prill teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin. Sipas hetimeve, vrasja është porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, ishin vëzhguesit.

Në pranga ka rënë edhe pjesa tjetër e grupit kriminal. Për Edmond Haxhiajn, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, nuk ka akoma një vendim ekstradimi për në Shqipëri.

Ekzekutimi i Nikulajt, pasoi dy vrasje të tjera, ngjarje këto ende pa autor, ku në korrik të këtij viti u vra Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj.

Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet për këtë ngjarje është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku gjithcka nisi në vitin në vitin 1996, pas ekzekutimit të vëllait të Ardian Nikulajt, për pagesën në një pikë karburanti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!