I akuzuar për “Shpërdorim detyre”, shtyhet seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Devollit

schedule10:37 - 16 Janar, 2025

schedule 10:37 - 16 Janar, 2025

Këtë të enjte u zhvillua seanca paraprake në Gjykaten e Posaçme për kryetarin e Bashkisë Devoll Eduart Duro, i akuzuar për “shpërdorim detyre” nga Prokuroria e Posaçme.

Të gjjthë të pandehurit, përmes avokatëve të tyre kanë kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se fakti penal nuk ekziston. Seanca u shty për të premten e ardhshme, datë 24 janar, ku avokati i Eduart Duros do paraqesë disa dokumenta, e më pas Gjykata e Posaçme do shpallë vendimin për kalimin e dosjes për gjyq.

Hetimet për Duron u mbyllën një muaj më parë nga SPAK, ku kryebashkiaku socialist u mor i pandehur për akuzën “Shpërdorim detyre” për dhënien e lejes së një pike karburanti që ishte ndërtim pa leje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!