I akuzuar për përdhunim ndaj pacientëve të tij, mjeku var veten në burg

schedule08:38 - 18 Gusht, 2022

schedule 08:38 - 18 Gusht, 2022

Një neurolog i Manhatanit, Ricardo Cruciani, 68 vjeç dënuar për përdhunim të gjashtë pacientëve të tij, vari veten në një burg në ishullin Rikers, sipas autoriteteve.

Cruciani, i cili përdhunoi disa nga pacientët e tij, vdiq në orën 6:30 të mëngjesit, burgun Rikers Island në Nju Jork, ku po mbahej në pritje të gjykimit.

Mbi të rëndonin 18 akuza për të cilat ai do të duhej të përgjigjej në një gjyq që do të fillonte janarin e ardhshëm. Sipas raportimeve të mediave amerikane, akuzat e para kundër neurologut datojnë në vitin 2013.

Viktimat vazhdonin të pretendonin se mjeku kishte përdorur profesionin e tij për t’i manipuluar ato dhe kishte përdorur shumë medikamente për të përfituar prej tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!