I akuzuar për pastrimin e 18 milionë eurove të mafias italiane, shtyhet sërish seanca për Rezart Taçin

schedule12:34 - 30 Janar, 2024

schedule 12:34 - 30 Janar, 2024

Shtyhet sërish seanca paraprake për biznesmenin Rezart Taçi në GJKKO, të akuzuar nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 milionë eurove të mafias italiane. Shkak për shtyrjen për herë të tretë u bë mungesa e avokates Ilenja Mëhilli, e cila njoftoi se është me probleme shëndetësore.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg”. Kujtojmë që GJKKO ka dënuar me 10 vite burg shoferin Bledar Lilo dhe me 11 vite burg kunatin Artur Ballën, të cilët janë të akuzuar për “pastrim parash”.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me biznesmenin Taçi transferuan 18.3 mln euro në një bankë të nivelit të dytë, para që dyshohen se i përkasin organizatës mafioze Cosa Nostra. Dosja ndaj Rezart Taçit është ndarë për shkak se është në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!