I akuzuar për ndërtim të paligjshëm, vetëdorëzohet në polici pas dy vitesh në kërkim biznesmeni nga Saranda

schedule17:23 - 9 Shkurt, 2024

schedule 17:23 - 9 Shkurt, 2024

Është vetëdorëzuar të premten në Komisariatin e Sarandës, biznesmeni Pando Papuçi. 68 vjeçari ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja” që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë. Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë. Po sot, efektivë të komisariatit të Policisë Sarandë kanë ekzekutuar masën “sekuestro preventive” në objektin në fjalë.

Më herët, në mars të një viti më parë, Papuci kishte kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, që u refuzua nga gjykata pas plot 7 seancash gjyqësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!