I akuzuar për financim të terrorizmit, Gjykata e Posaçme pranon kërkesën për gjykim nga SPAK

schedule13:45 - 28 Maj, 2024

schedule 13:45 - 28 Maj, 2024

Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim nga SPAK për Muhamet Manollari, i akuzuar për financim të terrorizmit.

Nga hetimet ka rezultuar se Manollari i ka dërguar babait të tij në Siri një shumë prej 864 euro në vitin 2013.

Gjithashtu dyshohet se babai i tij ka ndërruar jetë në vitin 2019-të në Siri.

Njoftimi

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 255 i vitit 2021 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurit Muhamet Manollari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Financimi i terrorizmit” e parashikuara nga neni 230/a i K.Penal.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, mbështetur në nenet 332/dh/1 shkronja “a”, 332/e, 332/f dhe 332/gj të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 66, datë 28.05.2025, vendosi:
  3. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  4. Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 255 i vitit 2021 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurit Muhamet Manollari, i biri i Mehdi dhe i Hanife, i dtl. 26.05.1984, lindur në Radomirë, Peshkopi dhe banues në Tiranë, RR. Petraq Leka, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, me gjëndje civile “i martuar” dhe gjëndje gjyqësore “i padënuar”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Financimi i terrorizmit” e parashikuara nga neni 230/a i K.Penal. Mbrojtur në gjykim nga Roland Islami, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, mbrojtës i zgjedhur nga i pandehuri me deklarim në seancë gjyqësore.
  5. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake.
  6. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për gjykimin e çështjes së themelit, brenda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.
  7. Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!