Zgjedhjet lokale, Kulluri: Mungon fryma dhe ka humbur besimi te opozita

schedule14:29 - 3 Tetor, 2022

schedule 14:29 - 3 Tetor, 2022

Zhvillimet e brendshme në PD vazhdojnë që të tërheqin vëmendjen e analistëve të ndryshëm. Për analistin Edvin Kulluri, tashmë 7 muaj përpara zgjedhjeve, dhe duke iu referuar vendimit të Gjykatës në lidhje me statusin ligjor të lidershipit të PD, tashmë kemi 2 parti demokratike, ndërsa si elektoral kemi 3 parti demokratike.

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, sipas Kullurit nëse mbetet vendimi i gjykatës nuk dihet se çfarë do të bëhet me PD. Partitë e vogla aleate të opozitës sipas tij janë gjithashtu në kaos. Ndërkohë që Kullurin ‘partia e Lirisë ka krijuar një distancim, takimi i Yuri Kim me Ilir Metën, lexohet si një distancim”.

Për Kullrin “baza dhe elektorati janë të lëvizshëm dhe nuk janë fiks, por ka rënie të popullaritetit të Z. Berisha, pritshmëritë kanë qenë shumë të larta pas ikjes së Z. Basha, pritej një projekt politik, dhe ndërkohë PD nuk ka asnjë projekt politik. Ajo që mungon sipas tij është një frymë e përbashkët e opozitës, sepse ka humbur besimi te opozita, dhe nëse opozita do të humbasë do të jetë vetëm për shkak të përçarjes, sepse Rama nuk ka asnjë meritë.” /abcnews.al/