Shërbimi rus i sigurisë FSB këtë të martë ka njoftuar se ka arrestuar një grup ish-punonjësish të industrisë së mbrojtjes, të dyshuar për furnizimin e Ukrainës me informacione ushtarake dhe planifikimin e sulmeve sabotuese.
Mediat e huaja shkruajnë se FSB i akuzoi ish-punonjësit, të cilët nuk janë emëruar për spiunim në emër të inteligjencës ushtarake ukrainase dhe dorëzimin e dokumenteve teknike dhe modeleve të përdorura në prodhimin e sistemeve të armëve dhe pajisjeve për forcat ajrore të Rusisë.
Ndër të tjera në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i sigurisë ruse ka thënë se njëjti grup ishte gjithashtu i përfshirë në planet për të hedhur në erë infrastrukturën e transportit, të tilla si linjat hekurudhore të përdorura për të furnizuar forcat ruse që luftojnë në Ukrainë./abcnews.al