Ishte kundër pushtimit, rusët ekzekutojnë taksistin, banorët: Nesër mund të na vrasin edhe ne

schedule08:45 - 22 Gusht, 2022

schedule 08:45 - 22 Gusht, 2022

Të shumtë janë rusët të cilët kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, por ka edhe prej tyre që për shkak të agresionit kanë humbur jetën edhe brenda territorit rus. Mediat britanike raportojnë se një oficer rus vrau një shofer taksie, për shkak se ishte kundër luftës.

Në debat e sipër, ushtari është shqetësuar shumë nga pikëpamjet pro ukrainase të shoferit 51-vjeçar, ka nxjerrë armën, duke qëlluar katër herë mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht në qytetin rus të Rostov-on-Don, i cili ndodhet vetëm 200 kilometra larg nga Mariupoli. Rostov-on-Don është një stacion për trupat ruse ë dhe shpesh është i mbushur nga trupat.

“Në qendër të qytetit një kapiten 33-vjeçar i Forcave të Armatosura nga Moska, vrau një burrë për shkak të një mosmarrëveshjeje për luftën në Ukrainë. 4 të shtëna nga një pistoletë Makarov i morën jetën dikujt vetëm se ishte kundër pushtimit të Ukrainës. Jam i shokuar. Shoferi ishte një djalë i urtë dhe i matur.

Dhe të mendosh që ushtarë si oficeri që i mori jetën, ende lirshëm në qytet. Ata mund të më vrasin edhe mua mua nëse shohin që un jam kundër luftës apo mbaj simbole që mbështesin Ukrainën.

Dhe të mendosh që kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh”, shkroi në një postim në Twitter një nga banoret e qytetit ku ndodhi ngjarja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!