Rusia po lufton për të ofruar shërbime publike bazë për popullsinë në territoret që ajo pushton, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.
Në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes thotë se qasja në ujë të pijshëm ka qenë e paqëndrueshme, ndërkohë që vazhdojnë ndërprerjet e mëdha në shërbimet telefonike dhe të internetit.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 10 June 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/eMOeSJOmbI
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/IncUIxawpK
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) June 10, 2022
Ka një mungesë kritike të ilaçeve në Kherson, tha inteligjenca britanike ndërsa Mariupol është i rrezikuar nga shpërthimi i kolerës.
“Shërbimet mjekësore në Mariupol ka të ngjarë të jenë afër kolapsit dhe shpërthimi i kolerës do të përkeqësojë edhe më shumë situatën”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas ministrisë së mbrojtjes, forcat ruse kanë në kontroll pjesën më të madhe të Severodonetsk, por forcat e saj kanë bërë pak përparim në përpjekjet për të rrethuar zonën nga veriu dhe jugu.
/abcnews.al