Hetimet për 21 janarin/ Hysni Burgaj thirret në SPAK: Policia zbatoi planin e masave

schedule11:13 - 23 Tetor, 2024

schedule 11:13 - 23 Tetor, 2024

Ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

ABC News mëson se Burgaj është thirrur në SPAK për çështjen e 21 Janarit.

“U thirra për 21 janarin. Dhashë saqrime për bashkëpunimin që kemi patur me të gjitha institucionet e tjera, u pyeta dhe kemi zbatuar ligjin. Asnjë urdhër nuk kemi patur për të reaguar. Policia si asnjëherë tjetër në gjithë historinë e saj ka duruar dhunë në ekstrem dhe nuk ka përdorur as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve. Arrestet janë ekzekutuar, policia për ekzekutimin e urdhrave nuk ka kohë”, është shprehur Burgaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!