Hyseni: Te Flamurtari kam qenë më i lumtur, me fat që luaj në Ishujt Faroe

schedule17:41 - 27 Prill, 2020

schedule 17:41 - 27 Prill, 2020

Alessio Hyseni, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe i Partizanit, ka dhënë një intervistë për emisionin Fan Zone në Supersport, ku ka treguar situatën që po kalon në Ishujt Faroe, foli për të ardhmen e tij, si dhe tregoi një fakt interesant për shtetin ku ndodhet.

SITUATA – “Kampionati në Ishujt Faroe do të fillojë në 9 maj dhe mund të them se jam me fat që luaj në këtë vend, pas gjithë kësaj periudhe të vështirë. Jam shqiptari i vetëm këtu, por mund të them se është një kampionat shumë i mirë. Kam miq në Peruxhia, por për fat të mirë nuk ka shumë të prekur aty. Këtu çdo gjë është shumë mirë dhe prej 1 jave nuk ka asnjë të prekur me Koronavirus”.

RIKTHIM NË SUPERIORE – “Unë jam këtu sepse është një kampionat i mirë. Për të ardhmen nuk e di akoma, pasi do flasim me Partizanin. Te “të kuqtë” kam pasur më shumë vështirësi dhe i kam kërkuar klubit të largohem për më shumë minuta. Këtu jam i bindur që do luaj më shumë.

NJË FAKT INTERESANT – “Është e vërtetë që këtu ka më shumë dele, se njerëz. Mund të them se si Vlora nuk ka”.

FLAMURTARI APO PARTIZANI – “Te Flamurtari kam luajtur më shumë minuta dhe kam qenë më i lumtur”, u shpreh 23 vjeçari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!