Koordinatori për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, është krenar që e ka koordinuar gjithë procesin, në 10-vjetorin e opinionit të GJND-së.
Hyseni një ditë pas emërimit si koordinator për bisedimet me Serbinë, përmes një postimi në Facebook, shkruan për 10-vjetorin e vendimit të GJND-së ku u konfirmua pavarësia e Kosovës.
Ai ka thënë se 10 vjet më pas Serbia është duke bërë përpjekje që të kthehet mbrapa me thirrje absurde si ajo për bisedimet rreth statusit të Kosovës.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, me një votë bindëse prej 10 me 4, erdhi në përfundim “se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”. Ky Mendim i Gjykatës ishte konfirmim dhe afirmim i qëndrimit të Kosovës dhe argumenteve ligjore përgjatë gjithë procesit këshillëdhënës. Pra mendimi nuk lë asnjë dyshim se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe është legjitime dhe në harmoni me të drejten ndërkombëtare.
Gjykata poshtu ishte e qartë edhe në lidhje me Rezolutën 1244 të KS të KB: “Deklarata e pavarësisë nuk ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244(1999)” thuhet aty duke dhënë arsyetim të drejtpërdrejt: Rezoluta 1244 e KS të KB “ishte në thelb e disenjuar për të krijuar një regjim të përkohshëm për Kosovën …. Rezoluta nuk ka përmbajtur ndonjë dispozitë që merret me statusin final të Kosovës.” Prandaj, ekzistenca e Kosovës si shtet sovran nuk mund të shkelë rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
Ndjehem krenar që e kam koordinuar gjithë procesin dhe e kam përfqësuar Republikën e Kosovës pranë GJND-së. Me kë rast edhe një herë dua të falënderoj ekipin e juristëve të udhëqur nga Sir Michael Ëood dhe bashkëpuntorët e mi për punën e madhe”, ka thënë ai./abcnews.al