Elseid Hysaj, mbrojtësi i Shqipërisë, para miqësores me Estoninë deklaroi para mediave: “Kemi bërë gabime taktike, nuk duhet të jetë më e përsëritshme. Jemi profesionistë, duhet të kemi pak më shumë personalitet në fushë.
Ishim përgatitur që do merrnim kundërsulme nga Izraeli. E kishim ndeshjen në dorë, e humbëm për gabime taktike, nisur nga unë dhe nga skuadra”.
“Ta harrojmë këtë ndeshje, të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Unë jam profesionist, kjo është puna ime, duhet të jem gati në çdo moment. Kanë ardhur lojtarë që trajneri do t’i provojë këtë ndeshje. Gjë e mirë, pasi të rinjtë po stërviten mirë”.
“E ardhmja? Kam katër vite kontratë, do vazhdoj te Lazio, shpresoj të jem më mirë se vitin e kaluar”, përfundoi Hysaj. / abcnews.al