Hysaj: Humbja me Anglinë s’na bën përshtypje, San Marino do na mbyllet prapa

schedule17:42 - 30 Mars, 2021

schedule 17:42 - 30 Mars, 2021

Shqipëria humbi kundër Anglisë dhe tashmë kuqezinjtë mendojnë për ndeshjen e radhës, këtë herë ndaj San Marinos në transfertë. Kapiteni Elseid Hysaj, në formë mjaft të mirë kundër kombëtares së “Tre Luanëve”, sot ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen dhe tema të ndryshme.

“Humbëm me Anglinë, nuk na bëri shumë përshtypje. E dinim që ishte ndeshje e vështirë. Nëse bënim mrekulli do ishte shumë mirë. Kemi menduar për Andorrën dhe San Marinon si ndeshjet më të rëndësishme, kurse për Anglinë të gjithë ëndërronin të luanin dhe rezultati nuk dihej”.

“Do jetë një ndeshje si në Andorrë, kemi parë disa video dhe ata rrinë mbyllur. Kemi folur me trajnerin, por provojmë disa lëvizje që të kemi më shumë raste se në ndeshjen kundër Andorrës”, tha Hysaj më pas.

“Kamë më shumë hapësira me këtë modul, do jap maksimumin si gjithmonë. Çdo ndeshje është ndryshe dhe unë jam gati, sikurse edhe gjithë të tjerët. Normalisht është bukur të jesh kapiten, por që kur merr telefonatën është shumë bukur. Është fantastike të jesh pjesë e grupit. Shiriti të jep ndjesi të bukur dhe duhet respektuar”.

“Me Andorrën dhe San Marinon nuk duhen lënë pikë, duhet të bëjmë maksimumin me çdo ekip. Me Anglinë kishim rastet tona, por nuk i shfrytëzuam. Me dy ekipet më lart duhet të shënojmë dhe të vazhdojmë të konkurrojmë për kualifikimin. Duhet vlerësuar maksimalisht kjo ndeshje.

Me Anglinë patëm mundësitë tona, por Anglia është Anglia. Me San Marinon duam tre pikët, jemi skuadër e fortë. Marrja e pikëve është shumë e rëndësishme. Është një grup ku mund ta luajmë kundër të gjithëve. Jemi mirë fizikisht dhe psikologjikisht, jemi mësuar të luajmë kaq shpesh”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!