TIRANË- Ish-drejtues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe eksperti i çështjeve elektorale, Kristaq Kume, u shpreh për ABC News se është totalisht e ndalur që kandidatët për deputetë të hyjnë në qendrat e votimit dhe të bëjnë thirrje për të votuar ato personalisht apo subjektin që ato përfaqësojnë.
Këto sjellje shtoi ai e dëmtojnë procesin dhe cenojnë standardet e procesit.
Ai theksoi se në një proces i rregullt zgjedhor nuk duhet të ketë shfaqje të tilla, që sipas tij e spostojnë vëmendjen nga procesi thelbësore, që zgjedhjet të mbahen në kushte plotësisht demokratike dhe të pandikuara nga askush.
Ai theksoi se sjellja e deputetëve të PD është flagrante dhe e papranueshme nga Kodi Zgjedhor.
“Nuk priteshin që të ndodhin të tilla gjëra siç i thatë dhe ju më përpara. Është e papranueshme dhe s’ka pse të ndodhi, është rasti kur një kandidat nga qendra e votimit iu bën thirrje zgjedhësve që ta votojnë dhe që është e rreptësisht e ndaluar. Kjo për mua e ngarkon procesin kot dhe spostohet vëmendja nga ajo që duhet të realizojmë në këtë ditë, një proces zgjedhor me standarde”, tha ai.”, tha ai./abcnews.al

