“Hyri në LSI si djalë sportist”, Meta: Çim Selami na fshehu të kaluarën kriminale

schedule21:33 - 15 Prill, 2021

schedule 21:33 - 15 Prill, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka akuzuar mbrëmjen e së enjtes ish-deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami se ka mashtruar lidhur me të kaluarën e tij. Sipas asaj që u shpreh kreu i shtetit, Çim Selami, hyri në LSI si djalë sportist por nuk tregoi që kishte pasur të shkruar kriminale.

Meta, Selamin e cilësoi si një fytyrë ordinere që e njeh gjithë Vlora.

“Çim Selami hyri ne LSI si djalë sportist, por nuk na tha qe ishte me të kaluar kriminale. Kur doli ligji i dekriminalizimit me kërkoi që të mos ta përjashtoja, por LSI nuk i kishte asnjë detyrim këtij individi te kriminalzuar qe e kishte mashtruar partinë për të kaluarën e tij. Është një fytyrë ordinere, qe e njeh gjithë Vlora për veprimtarinë kriminale dhe nuk ja vlen me asnjë sekondë të merrem me ketë ordiner si Selam Çimka.” 

Po ashtu, kreu i shtetit e cilësoi kryeministrin Edi Rama një të sëmurë psiqik ndërsa e ftoi që të dy të bëjnë një kontroll mjekësor, si për shëndetin mendor, ashtu edhe për përdorim lëndësh narkotike.

“Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bejmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!