Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në zonë e Ali Demit në Tiranë. Dy shoferë u rrahën me grushte me njeri-tjetrin pasi njëri prej tyre shkeli semaforin e kuq duke u përplasur me një tjetër automjet.
Fill pas përplasjes, ata kanë ndaluar duke u konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas me grushte.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se përplasja ndodhi mes një autoveture dhe një furgoni, i cili ishte i mbushur me pasagjerë. Për fat të mirë, aksidenti pati vetëm dëme materiale. /abcnews.al