Hyri bleta në autobus e bëhet nami. Historia ndryshe pas çiftit të famshëm online

schedule18:42 - 16 Nëntor, 2021

schedule 18:42 - 16 Nëntor, 2021

Arsola Prenga dhe Kristi Balaj, të njohur ndryshe në rrjetet sociale si AK The Duo, janë ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të ndjekur. Videot e tyre gazmore marrin me mijëra klikime dhe njëkohësisht marrëdhënia e tyre sentimentale karakterizohet nga humori dhe ngacmimet me njëri tjetrin. Por Arsola dhe Kristi kanë një histori shumë të veçantë dashurie, të cilën e ndanë në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi.

“Unë isha me disa kushërinj rrugës për në Itali, në Venecia. Hyj në autobus dhe shoh Arsolën me mamanë e saj. Kjo fliste italisht, unë nuk dija asnjë fjalë. Okay, thashë, janë italianë…” – rrëfeu Kristi.

“Ndërkohë unë isha duke i thënë mamit që do ja marr numrin atij çunit.” – ndërpreu historinë e Kristit, Arsola. “Patëm një ndalesë të autobusit. Të parat që zbritën ishin këto, zbret mamaja porn ë autobus hyn një bletë. U alarmuan, dhe unë si djalë xhentil e mora bletën e nxorra nga xhami. Më falenderoj Arsola dhe unë i thashë ‘asgjë’ dhe i shkela syrin.” – përfundoi historinë Kristi.

Siç shprehin edhe ta, pjesa tjetër mbetet histori. Prej 4 vitesh janë në një marrëdhënie sentimentale, dhe prej 2 vitesh bashkëjetojnë në Milano. Por historia e tyre nuk ka qenë gjithmonë ‘mjaltë’, por siç thotë edhe Kristi, Arsola “hedh pak spec djegës në lidhje”.

Arsola është ‘shefja’ mes të dyve, ajo merr përsipër pjesën menaxheriale dhe montimin e videove. Ermal Peçi e pyet këtë të fundit nëse e paguan Kristin si aktorë, dhe Kristi përgjigjet:

“Kjo duhet të më jap kartën e bankës se ma ka marrë që dje.” Përtej batutave, AK The Duo shprehën se origjinalitetin i tyre i ka dhënë këtë sukses dhe se audienca preferon më tepër kur i sheh në situata të jetës së përditshme.

/abcnews.al