Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Hynte në shtëpi dhe merrte ç’të gjente, por sëfundmi bëri gabimin fatal

schedule10:43 - 7 Nëntor, 2019

schedule 10:43 - 7 Nëntor, 2019

Policia arrestoi dje një hajdut profesionist shtëpiash, i cili si duket jetonte me këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Organet e rendit bëjnë me dije se kanë të konfirmuara se 39 vjeçari ka kryer vjedhjen e tre banesave dhe një celulari.

“Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave”, bën me dije policia.

Njoftimi i policisë



Finalizohet operacioni policor i koduar “Egnatia”, për zbardhjen e vjedhjeve të banesave.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas, i dyshuar si autor i 4 rasteve të vjedhjes së banesave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sende të vjedhura në banesa dhe mjete, të cilat dyshohet se i përdorte për realizimin e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirfilltë hetimore, finalizuan operacionin policor të koduar “Egnatia”, në kuadër të të cilit kapën dhe ndaluan shtetasin:

G. T., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimit , bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentiin me prova ligjore të 4 rasteve të vjedhjes së banesave nga ky shtetas dhe konkretisht:

Më datë 06.11.2019, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A.

Më datë 29.10.2019, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P.

Më datë 23.10.2019, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z.

Më datë 02.11.2019, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z.

Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale ‘”Vjedhja”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!