Hynë të dehur në Kuvend, PS mbledh firma për të përjashtuar 10 ditë dy deputetët demokratë

schedule14:38 - 10 Nëntor, 2022

schedule 14:38 - 10 Nëntor, 2022

Gjate votimit te buxhetit, Partia Socialiste pretendon se deputetet e PD, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka kanë hyrë të dehur nga kafja e Kuvendit brenda në sallë, dhe kanë përdorur fjalor fyes e banal ndaj mazhorancës.

Për këtë, deputetet e PS po mbledhin firmat për procedim disiplinor te dy deputeteve dhe për përjashtimin 10 ditor te tyre.

Kryetarja e Kuvendit nuk e ka ndërprerë votimin dhe nuk është e qartë nëse e ka konstatuar apo jo ngjarjen.

I kontaktuar nga ABC, deputeti Edi Paloka mohon të ketë qenë i dehur. Ai tha se fjalët e përdorura ndaj kryeministrit, kanë qenë një përgjigje ndaj asaj që Rama ju tha dje opozitarëve.

“Dje nuk ishim në seancë kur kryeministri përdori atë gjuhë për ne. Sot, i thashë cfarë kisha për të thënë përpara se të niste votimi, dhe i tregova se ne nuk jemi të gjithë një lloj”,-sqaroi Paloka për ABC. ./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!