Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hyn në fuqi skema për fermerët/ Grant 10 mijë euro blegtorët e fermerët e rinj

schedule14:09 - 8 Prill, 2026

schedule 14:09 - 8 Prill, 2026

Hyn në fuqi skema kombëtare e financimit në bujqësi. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare dhe tashmë pritet vendosja e kritereve për të hapur aplikimet.
Në dispozicion të këtij sektori janë vendosur 5.2 miliardë lekë me të cilat parashikohet financimi për disa skema.

Skema e re për vitin 2026, përfshin lehtësira, sidomos për blegtorët, të cilët do të përfitojnë financime nga shteti për një numër më të ulët krerësh.
Ndryshim këtë vit është heqja e skemës së mbështetjes me naftë për fermerët, ndërsa është vendosur që mbështetja do të bëhet për sipërfaqe toke të mbjellë. Çdo fermer do të marrë 100 euro për çdo hektar të mbjellë. Po ashtu skema e naftës do të mbulohet përmes rimbursimit 10% të faturave të shitjes.

Risi në skemën e bujqësisë për këtë vit është mbështetja me financime deri në 10 mijë euro për të rinjtë që duan të merren me bujqësi.
Fokus të shtuar në skemën e re kombëtare do të ketë edhe mbrojtja biologjike në bujqësi, pra që në vend të pesticideve të përdoren insekte për të luftuar dëmtuesit e bimëve.
Konkretisht, referuar vendimit, blegtorët me jo më pak se 5 krerë lopë do të marrin 12 mijë lekë/krerë, ndërsa janë parashikuar financime në vlerë 1500 lekë/krerë për tufën për çdo fermer me jo më pak se 50 krerë dele dhe/ose dhi.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!