Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave të shqiptarëve në Itali, Rama: U tha, u bë

schedule16:40 - 12 Mars, 2021

schedule 16:40 - 12 Mars, 2021

Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për njohje të lejeve të drejtimit të shqiptarëve në Itali. Lajmi është bërë me dije nga kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Rama shkruan se tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve që me angazhimin serioz të dy qeverive nuk do të vonojë.

“U tha u bë. Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, shkruan Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!