Hyn në fuqi harta e re gjyqësore. Nga sot Apeli vetëm në Tiranë

schedule09:00 - 1 Shkurt, 2023

schedule 09:00 - 1 Shkurt, 2023

Nga sot hyn në fuqi harta e re gjyqësore, e cila konsiston në një ristrukturim të gjykatave në të gjithë vendin.

Ajo që preket më së shumti do të jenë gjykatat e Apelit, të cilat nga pesë që ishin në të gjithë vendin do të shkrihen në një të vetme me qendër në Tiranë. Harta e re shkrin kështu Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen. Në këto qytete do të funksionojë një zyrë informacioni për qytetarët, ndërsa procesi gjyqësor i Apelimit do të zhvillohet në Tiranë.

Avokatët e kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, të hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Si përgjigje ata bojkotuan për disa javë seancat gjyqësore.

Harta e re  parashikon të funksionojë me 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, një Gjykatë Apeli dhe dy gjykata Administrative.

KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar pesë gjykata Apeli në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa gjykata të Shkallës së Parë nga 22 nga sot do të jenë vetëm 13./abcnws.al