Këtë të mërkurë nis zbatimi i amnistisë penale. Nga IEVP Reç në Malësi të Madhe mësohet se nga amnistia do të përfitojnë rreth 150 të dënuar. Në burgun e Reçit ndodhen rreth 700 të burgosur.
Ndërkaq 150 persona në IEVP Fier përfitojne nga amnistia. Në burgun e Fierit ndodhen rreth 800 të dënuar.
Nga burgu i Peqinit do ta përfitojnë amnistine 14 të denuar, të cilëve u ka mbetur 12-15 muaj dënim ndërsa nga burgu i Durrësit përfitojnë nga amnistia 10 të dënuar.
Amnistia penale u votua më 4 Prill në Kuvend me 116 vota pro. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove./abcnews.al