Dan Hutra ka treguar përgatitjet dhe gjithë dinmamikën për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e 3 të tjerave mesditën e së mërkurës. Përballë hetuesve 40-vje ari është treguar gjakë ftohtë dhe në asnjë moment nuk ka shfaqur pendesë për krimet e kryera. Personi i parë që ishte në shënjestrën e Hutrës ishte Marjana Gurakuqi me të cilën pretendon se ka pasur lidhje intime 15 vite më parë dhe në të njëjtën kohë e akuzon për një borxh prej 80 mijë euro.
“Në fillim shkova tek Marjana Gurakuqi, të cilën e kam pasur të dashur 15 vite më parë. Më pas kam ikur në Gjermani dhe u këtheva me 80 mijë euro, qe ia dhashë Marjanës në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania ajo më tha se ishte martuar dhe lekët nuk i kishte më. Paastaj i kërkova disa herë që të më këthente shumat e parave por ajo nuk e bëri. Për këtë shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur”.
Dyshimet se ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa e kishte tradhtuar dhe fëmija që kishte lindur nuk ishte i tiji, e shtynë Hutrën që të shkonte në banesën e e ish-bashkëjtueses për të vrarë atë dhe babain e saj. Atje qëlloi për vdekje Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun 30 vje e, ndërsa plagosi Elenën dhe nënën e saj.
“Jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte AND-në e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar mesazhe, por ata nuk pranuan. Pasi shkova në banesë kam qëlluar me thikë dhe me armën që kisha me vete.”
Më tej 40-vjecari ka treguar se ësjhtë larguar për të kryer një tjetër vrasje këtë radhë ndaj familjes së Vladimir Kurtit me të cilin është konfilktuar në qeli.
“Unë ika më pas për në banesën e Vladimir Kurtit, me të pata konflikte dhe e kisha paralajmëruar se do i bëja di ka të afërmve të tij. Në banesë gjeta një vajzë që e pyeta se kish ishte dhe cfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla e qëllova atë me armë”.
Në fund ai ka rrëfyer për hetuesit se lëvizi me makinën që kishte marrë me qera drejt Kombinatit për të kryer edhe vrasjen e fundit.
“Unë jam larguar më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe mjë vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë uje. Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava. Vazhdova rrugën për në vendin ku do realizoja vrasjen tjetër. Vendosa të rrija i fshehur dhe vrasjen ta bëja në mëngjes.”
Dan Hutra u prangos nga efektivë të komisartiatit numër 6 pas më shumë se 5 orë kërkimesh nga policia. Ai pritet të përballet me disa akuza nga ajo e vrasjes për shkak të marëdhenieve familjaee, vrasjes me paramendim, plagosje e rëndë me dashje ndërsa rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.